KreuShërbimet

Shërbimet Tona

Ndihmojmë individë, bizneset e vogla dhe të mesme, si dhe kompanitë në zhvillim të menaxhojnë me profesionalizëm detyrimet e tyre financiare dhe ligjore.

Pasqyra financiare, makinë llogaritëse dhe syze mbi tavolinë
01

Kontabilitet dhe Deklarime Fiskale

Kompanitë duhet t’i fokusojnë burimet dhe energjitë e tyre në zhvillimin dhe rritjen e qëndrueshme të biznesit. Mbajtja e kontabilitetit nga një ekspert i jashtëm ul ndjeshëm kostot dhe rrit efektivitetin e firmës. Kontabiliteti mbahet në mënyrë elektronike, nëpërmjet programit Financa 5, për saktësi dhe disponueshmëri sa më të lartë të të dhënave.

Mbajtje e librave kontabël

Regjistrim dhe kontroll i dokumentacionit financiar.

Deklarime tatimore periodike

Deklarim mujor dhe tremujor i librave të blerjes e shitjes dhe përgatitje e pasqyrave të TVSH-së, nëpërmjet sistemit online të deklarimeve.

Menaxhim i listëpagesave dhe pagave

Përgatitja dhe deklarimi online i listëpagesave: pagat, tatimi mbi të ardhurat personale, kontributet shoqërore e shëndetësore, urdhër-pagesat dhe regjistrimi i punonjësve.

Tatimi në burim

Deklarimi i tatimit në burim për dividendin, qiratë, fitimet nga lojërat e fatit, pagesat nga pronat intelektuale etj.

Marrëdhëniet me palët e treta

Gjendja e saktë e marrëdhënieve me klientët, furnitorët, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, doganat dhe taksat vendore.

Taksa të tjera sipas aktivitetit

Deklarimi i taksave që zbatohen në industrinë ku operoni.

Raportime financiare për menaxhimin e biznesit

Analiza financiare dhe vlerësim performance.

Optimizim financiar

Konsulencë për optimizimin financiar të biznesit.

Kontabilist duke shqyrtuar pasqyra financiare në tavolinën e punës
02

Pasqyra Financiare

Përveç shërbimeve të kontabilitetit, përgatisim pasqyrat financiare sipas Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit (SKK): pasqyra e pozicionit financiar, pasqyra e performancës, pasqyra e fluksit të mjeteve monetare, pasqyra e ndryshimeve në kapitalin neto dhe shënimet shpjeguese. Jemi vazhdimisht në kontakt me ndryshimet në ligjet dhe kërkesat fiskale të Shqipërisë.

Nënshkrim i dokumenteve të regjistrimit të biznesit
03

Konsulencë Fiskale

Ofrojmë këshillim mbi legjislacionin fiskal, tatimor dhe doganor në Shqipëri, bazuar në ligjet në fuqi dhe në ndryshimet e pritshme, dhe analizojmë efektin që ato kanë mbi biznesin tuaj dhe vendimmarrjen.

Hapja e një biznesi në Shqipëri

Fillimi i mbarë është gjysma e punës. Hapje dhe regjistrim biznesi sipas praktikave ligjore dhe fiskale, pa procedura të panevojshme.

Ndryshime statutore

Ndryshime statutore dhe procedura pranë institucioneve shtetërore.

Tatimet dhe taksat kombëtare e vendore

Konsulencë fiskale dhe tatimore sipas ligjeve aktuale dhe vendimeve të reja, me metoda praktike cilësore dhe sasiore.

Detyrimet mbi personelin

Trajtimi fiskal i pagave, kontributeve shoqërore e shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat personale, për rezidentë dhe jorezidentë.

Marrëveshjet për tatimin e dyfishtë

Shtetet ku aplikohen, lehtësirat tatimore dhe deklarata për kthimin e taksave kur është e aplikueshme.

Due Diligence

Analizë e taksave që zbatohen mbi biznesin tuaj dhe e situatave juridike e fiskale përkatëse.

Procedurat doganore dhe tatimore

Këshillim dhe përfaqësim pranë Drejtorisë së Doganave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Kontrolle dhe auditime

Mbështetje gjatë kontrolleve dhe auditimeve.

Konsultë mes një kontabilisti dhe një klienti në zyrë
04

Plan Biznesi dhe Konsulencë Biznesi

Nëse jeni kompani e re, kompani që dëshironi të kuptoni vlerën e një investimi të ri në një afat 5–10 vjeçar, ose kompani që synon të zgjerohet në tregun shqiptar, ju ndihmojmë të kuptoni vlerën, përfitimet dhe kostot përmes teknikave moderne dhe treguesve financiarë. Ndërtojmë një plan biznesi të plotë ose të pjesshëm, sipas nevojave tuaja.

Hartim planesh biznesi

Plan i plotë ose i pjesshëm, i ndërtuar sipas nevojave të klientit.

Konsulencë financiare dhe analizë e hyrje-daljeve të parasë

Vlerësim i gjendjes financiare dhe plan financiar me objektiva afatshkurtra dhe afatgjata.

Kërkim tregu

Aktiviteti i tregut, analizë e të dhënave dhe statistikave, performanca e shitjeve, tendencat e ardhshme dhe sondazhe.

Buxhetim kapitali dhe vlerësim investimesh

Tregues financiarë si NPV dhe IRR për rentabilitetin aktual dhe të ardhshëm të një projekti në tregun shqiptar.

Konsulencë për investime dhe zhvillim biznesi

Analizë e rritjes së vlerës së firmës për periudhat e ardhshme.

Zhvillim biznesi dhe planifikim investimesh

Strategji afatmesme dhe afatgjatë për rritjen e kontrolluar të firmës suaj.

Dosje sigurimi, çelësa makine dhe një model automjeti mbi tavolinë
05

Siguracione

Ju këshillojmë për zgjedhjen e paketës më të përshtatshme të sigurimit dhe ju ofrojmë kontrata dhe oferta siguracionesh të ndryshme, për automjetin, pronën, biznesin dhe shëndetin.

ALBSIG

[Logo e ALBSIG dhe teksti i bashkëpunimit, për t’u konfirmuar]

Laptop me grafikë raportimi dhe shënime planifikimi
06

Workforce Management & Business Planning

Planifikojmë kapacitetet dhe burimet njerëzore dhe analizojmë performancën operacionale të biznesit tuaj.

Konsulenca e parë është falas!

Konsultohuni me ne sot dhe merrni zgjidhjen e duhur për biznesin tuaj.