Kreu/Rreth Nesh
Firmë kontabiliteti që operon në tregun e shërbimeve profesionale në Shqipëri prej më shumë se 30 vjetësh.
Fusha & Associates është krijuar me qëllimin për të ofruar shërbime profesionale dhe të besueshme në fushën e kontabilitetit, financës dhe konsulencës. Me një eksperiencë mbi 30-vjeçare në tregun shqiptar, ne kemi ndihmuar dhjetëra biznese dhe individë të përmbushin detyrimet e tyre financiare dhe ligjore në mënyrë korrekte dhe efikase.
Ne besojmë se një menaxhim i mirë financiar është themeli i suksesit të çdo biznesi. Për këtë arsye, punojmë ngushtë me klientët tanë për të siguruar transparencë, korrektësi dhe efikasitet në çdo proces. Objektivi ynë është të jemi partner afatgjatë për klientët tanë, duke ofruar jo vetëm shërbime profesionale, por edhe këshillim strategjik për zhvillimin e biznesit.
Shqipëria ka pësuar shumë ndryshime gjatë kësaj periudhe, por ne kemi qenë gjithmonë të përditësuar me ndryshimet e fundit, duke ofruar një shërbim sa më cilësor dhe duke mbështetur firma kombëtare dhe ndërkombëtare.
Pikat tona më të forta kanë qenë gjithmonë disponueshmëria për klientët dhe prakticiteti në zgjidhjen e çështjeve fiskale dhe kontabile, kryerja e analizave financiare dhe këshillimi i klientëve mbi bazën e tyre.
Ofrojmë të gjitha shërbimet, burimet dhe përfitimet e një departamenti të brendshëm kontabiliteti: mbajtje kontabiliteti për firma të madhësive të ndryshme, qendra kostosh, veprime në monedha të huaja, arka dhe bankat, blerjet dhe shitjet, TVSH-ja dhe kostoja e punonjësve.
Ekipi ynë i këshillimit financiar ju ndihmon të përqendroheni në zhvillimin strategjik të biznesit tuaj, me një strategji afatmesme dhe afatgjatë për rritjen e kontrolluar të firmës.
Nën drejtimin e Gjovalin Fusha, Kontabël i Miratuar, ofrojmë zgjidhje të personalizuara, mbështetje profesionale dhe këshillim të vazhdueshëm për çdo fazë të aktivitetit tuaj.
Me mbi 30 vite eksperiencë në tregun shqiptar, ne kemi ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët tanë duke u bazuar në profesionalizëm, korrektësi, integritet dhe përkushtim maksimal. Përvoja jonë na lejon të ofrojmë zgjidhje praktike dhe efikase për çdo sfidë financiare, fiskale apo administrative me të cilën përballen bizneset sot.
Kontabilitet i mbajtur në mënyrë elektronike, për saktësi dhe disponueshmëri sa më të lartë të të dhënave.
Ju ndihmojmë të përqendroheni në zhvillimin strategjik të biznesit tuaj.
Në kontakt të vazhdueshëm me ndryshimet në ligjet dhe kërkesat fiskale të Shqipërisë.
Korrektësi dhe konfidencialitet maksimal në çdo proces.