Afatet e reja per parapagesen e tatim-fitimit dhe dorezimin e deklarates individuale mbi te ardhurat

Afatet e reja per parapagesen e tatim-fitimit dhe dorezimin e deklarates individuale mbi te ardhurat

Administrata tatimore informon tatimpaguesit se ka hyrë në fuqi Akti normativ nr.18, datë 23.04.2020, i cili ndryshon Ligjin nr.8438 datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar

Sipas ndryshimeve të këtij Ligji:

 

  • Nuk do të paguhen këstet e parapagimeve të Tatimit mbi Fitimin të vitit 2020, për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14.000.000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, subjekte të Tatimit mbi Fitimin.
  • Shtyhet afati i pagesës së kësteve të Tatimit mbi Fitimin, për për periudhat tatimore të tremujorit të dytë dhe të tretë, prill-qershor dhe korrik-shtator 2020, për Tatimpaguesit me qarkullim  mbi 14.000.000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë. Pagesat e këtyre kësteve shtyhen në periudhën prill-shtator 2021. Nga ky përjashtim nuk përfitojnë tatimpaguesit që zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën e veprimtarisë bankare, të telekomunikacionit, të tregtimit të produkteve farmaceutike, të produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve.
  • Shtyhet afati i pagesës së kësteve të tatimit mbi fitimin për periudhat tatimore prill-dhjetor 2020 për tatimpaguesit që zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën e turizmit e të përpunimit aktiv me material porositësi dhe call center. Pagesat e këtyre kësteve shtyhen në periudhën prill-dhjetor 2021.
  • Shtyhet afati i dorëzimit në administratën tatimore dhe pagesa e detyrimit nëse rezulton, i deklaratës individuale vjetore të të ardhurave të vitit 2019, për individët. Afati i ri është jo më vonë se data 31 korrik 2020.