Plan-Biznesi

Plan Biznesi

Nëse jeni kompani e re, kompani qe doni të kuptoni vlerën e një investimi të ri ne nje afat 5-10 vjecar ose një kompani që përpiqet të zgjerohet në tregun shqiptar, Fusha & Associates ofron një game të gjerë shërbimesh që do të ndihmojnë kompanitë e industrive të ndryshme të kuptojnë vlerën, përfitimet dhe kostot, fitimit aktual dhe të ardhshëm nëpërmjet përdorimit të teknikave moderne te treguesve financiarë. Ne ofrojmë ndërtimin e një plani biznesi të plotë ose të pjesshëm, sipas nevojave të klientit. Shërbimet tona kryesore, por jo te limituara ne keto, janë përshkruar si më poshtë:

 

Konsulence Financiare dhe Analize te Hyrje-Daljeve te Parase

Fusha & Associates do t’ju ndihmojë të vlerësoni gjendjen tuaj financiare në mënyrë që të paraqisni një plan financiar që përfshin objektivat financiar afatshkurtra dhe afatgjata. Konsulentët tanë ndihmojnë klientët me vendimet e planifikimit financiar për pensionet, trajnimet, shpenzime ditore dhe investimet. Stafi yne do mbaje kontakt te vazhdueshem me klientët për të vlerësuar se si ndryshimet ne aktivitetin e perditshem do të ndikojnë në planin financiar të klientit. Përveç kësaj, konsulentët tanë gjithashtu shesin produkte financiare, siç janë planet e sigurimit per jeten dhe biznesin, duke ndihmuar klientët të marrin një portofol të gjere shërbimesh. Qëllimi ynë më i rëndësishëm është ndërtimi i një klientele te vazhdueshme në mënyrë që ne të asistojme në mënyrë sa më efikase dhe të jemi një vlerë e shtuar marzhinalisht me e madhe për klientët tanë. Ne jemi të gatshëm të udhëtojmë ose të punojmë orë jo tradicionale për t’u takuar me klientët në shtëpitë ose bizneset e tyre.

 

  • Vlerësim gjendjen financiare të klientëve duke mbledhur informacion lidhur me investimet, shpërndarjen e aseteve, kursimet, planifikimin e taksave, planifikimin e pensioneve dhe planifikimin e pasurive; duke vlerësuar dhe tolerancën e rrezikut.
  • Zhvillim i strategjive financiare duke orientuar klientin për të vendosur objektivat financiare; përputhja e objektivave dhe situatave me planet e duhura financiare.
  • Merr përsipër angazhimin e klientëve duke u shpjeguar planet e propozuara financiare dhe opsionet e tyre; shpjegim i përparësive dhe rreziqeve; dhënia e shpjegimeve; adresim i shqetësimeve;
  • Monitorim i situatës financiare të klientëve duke ndjekur ndryshimet në pasurinë dhe rrethanat e jetës; analiza e rezultateve të planit financiar; identifikimin dhe vlerësimin i strategjive të reja financiare; rekomandim i ndryshime në objektivat dhe planet.
  • Sigurim i informacionit mbi menaxhimin ne aspektin financiar duke përgatitur analizat dhe raportet e gjendjes financiare.
  • Përditësim i njohurive te punës duke ndjekur tregjet financiare, kushtet e përgjithshme ekonomike dhe produktet e reja financiare.
  • Përmbushje e qëllimeve te organizatës duke pranuar detyrimin për përmbushjen e kërkesave të reja dhe të ndryshme; eksplorim i mundësive për të shtuar vlerën e arritjeve të punës.

 

Kerkim Tregu

Hulumtimi i tregut është i gjithi i bazuar mbi të dhënat. Ashtu siç sugjeron emri, kompania jonë do të planifikojë, vere ne zbatim, kontrollojë, analizojë dhe raportojë informacionin që ne mbledhim dhe t’ua paraqesim klientëve tanë një raport përfundimtar me gjetjet dhe vëzhgimet tona të hulumtimit. Të dhënat që mbledhim normalisht jane rreth asaj se çfarë organizata ose njerëz blejnë, kanë nevojë, bëjnë apo mendojnë dhe arsyet pse. Përgjegjësitë tona kryesore janë:

 

  • Hetimi i aktivitetit të tregut
  • Analizimi i të dhënave dhe statistikave të publikuara
  • Vlerësimi i performancës së kaluar të shitjes së një produkti ose shërbimi
  • Vlerësimi i tendencave të ardhshme te tregut
  • Sondazhet e komisioneve
  • Koordinimi i projekteve kërkimore

 

Buxhetim Kapitali, Zhvillim Biznesi dhe Planifikim Investimesh.

Shërbimi ynë kryesor financiar është Buxhetimi i Kapitalit dhe Vlerësimi i investimeve. Përmes këtij procesi, Fusha&Associates është në gjendje të kuptojë procesin e planifikimit që përdoret për të përcaktuar nëse investimet afatgjata të një organizate, si makineritë e reja, zëvendësimi i makinerive, fabrikat e reja, produktet e reja dhe projektet për zhvillimin e hulumtimeve ja vlejnë te financohet nga strukturat e kapitalizimit të firmës (borxhi, kapitali ose fitimet e pashpërndara). Duke përdorur indikatorët financiarë: NPV, IRR ndër të tjera, ne jemi në gjendje të pasqyrojmë rentabilitetin aktual dhe të ardhshëm të një projekti në tregun aktual shqiptar dhe të japim një supozim të vlerësuar bazuar në trendin e vazhdueshëm me faktorë të ndryshëm si: inflacioni, konsumi për person me ndihmën e institucioneve si: Institutit Shqiptar të Statistikave, Bankës së Shqipërisë etj.

 

Një nga qëllimet tona kryesore përmes buxhetimit kapital te investimeve është të japim një analizë të rritjes së vlerës së firmës per periudhat e ardhshme për aksionerët e firmës se klientit.