KreuRreth Nesh

Rreth Nesh

Firmë kontabiliteti që operon në tregun e shërbimeve profesionale në Shqipëri prej më shumë se 30 vjetësh.

Kush Jemi

Shërbime profesionale dhe të besueshme në kontabilitet, financë dhe konsulencë.

Fusha & Associates është krijuar me qëllimin për të ofruar shërbime profesionale dhe të besueshme në fushën e kontabilitetit, financës dhe konsulencës. Me një eksperiencë mbi 30-vjeçare në tregun shqiptar, ne kemi ndihmuar dhjetëra biznese dhe individë të përmbushin detyrimet e tyre financiare dhe ligjore në mënyrë korrekte dhe efikase.

Ne besojmë se një menaxhim i mirë financiar është themeli i suksesit të çdo biznesi. Për këtë arsye, punojmë ngushtë me klientët tanë për të siguruar transparencë, korrektësi dhe efikasitet në çdo proces. Objektivi ynë është të jemi partner afatgjatë për klientët tanë, duke ofruar jo vetëm shërbime profesionale, por edhe këshillim strategjik për zhvillimin e biznesit.

Zyra e kontabilitetit me dosje dhe libra kontabël
Këndi i takimeve në zyrë, me dy kolltukë dhe një tavolinë të rrumbullakët
Misioni dhe Vlerat

Misioni ynë është t'ju ndihmojmë të fokusoheni në rritjen e biznesit tuaj, ndërsa ne kujdesemi për aspektet financiare, fiskale dhe administrative.

Mbi 30 vjet në treg

Shqipëria ka pësuar shumë ndryshime gjatë kësaj periudhe, por ne kemi qenë gjithmonë të përditësuar me ndryshimet e fundit, duke ofruar një shërbim sa më cilësor dhe duke mbështetur firma kombëtare dhe ndërkombëtare.

Disponueshmëri dhe prakticitet

Pikat tona më të forta kanë qenë gjithmonë disponueshmëria për klientët dhe prakticiteti në zgjidhjen e çështjeve fiskale dhe kontabile, kryerja e analizave financiare dhe këshillimi i klientëve mbi bazën e tyre.

Si një departament i brendshëm, me kosto më të ulët

Ofrojmë të gjitha shërbimet, burimet dhe përfitimet e një departamenti të brendshëm kontabiliteti: mbajtje kontabiliteti për firma të madhësive të ndryshme, qendra kostosh, veprime në monedha të huaja, arka dhe bankat, blerjet dhe shitjet, TVSH-ja dhe kostoja e punonjësve.

Këshillim financiar strategjik

Ekipi ynë i këshillimit financiar ju ndihmon të përqendroheni në zhvillimin strategjik të biznesit tuaj, me një strategji afatmesme dhe afatgjatë për rritjen e kontrolluar të firmës.

Gjovalin Fusha, Kontabël i Miratuar dhe drejtues i Fusha & Associates
Drejtuesi

Gjovalin Fusha

Kontabël i Miratuar

Nën drejtimin e Gjovalin Fusha, Kontabël i Miratuar, ofrojmë zgjidhje të personalizuara, mbështetje profesionale dhe këshillim të vazhdueshëm për çdo fazë të aktivitetit tuaj.

Me mbi 30 vite eksperiencë në tregun shqiptar, ne kemi ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët tanë duke u bazuar në profesionalizëm, korrektësi, integritet dhe përkushtim maksimal. Përvoja jonë na lejon të ofrojmë zgjidhje praktike dhe efikase për çdo sfidë financiare, fiskale apo administrative me të cilën përballen bizneset sot.

Parimet Tona në Punë

Marrëdhënie afatgjata me klientët tanë, të bazuara në profesionalizëm, korrektësi, integritet dhe përkushtim maksimal.

01

Kualitet dhe saktësi

Kontabilitet i mbajtur në mënyrë elektronike, për saktësi dhe disponueshmëri sa më të lartë të të dhënave.

02

Strategji rritjeje përmes planifikimit efektiv

Ju ndihmojmë të përqendroheni në zhvillimin strategjik të biznesit tuaj.

03

Të përditësuar me ligjet, standardet dhe procedurat e fundit

Në kontakt të vazhdueshëm me ndryshimet në ligjet dhe kërkesat fiskale të Shqipërisë.

04

Profesionalizëm dhe konfidencialitet

Korrektësi dhe konfidencialitet maksimal në çdo proces.

Pse të Na Zgjidhni?

Mbi 30 vite eksperiencë në tregun shqiptar
Drejtim dhe mbikëqyrje nga Kontabël i Miratuar
Shërbim profesional dhe i personalizuar
Korrektësi dhe konfidencialitet maksimal
Mbështetje e vazhdueshme për biznesin tuaj
Zgjidhje të shpejta dhe praktike
Konsulencë fillestare falas
Çmime konkurruese dhe transparente për çdo kategori biznesi
Raport cilësi–çmim që krijon vlerë reale për klientët tanë

Konsulenca e parë është falas!