Kreu/Shërbimet
Ndihmojmë individë, bizneset e vogla dhe të mesme, si dhe kompanitë në zhvillim të menaxhojnë me profesionalizëm detyrimet e tyre financiare dhe ligjore.
Kompanitë duhet t’i fokusojnë burimet dhe energjitë e tyre në zhvillimin dhe rritjen e qëndrueshme të biznesit. Mbajtja e kontabilitetit nga një ekspert i jashtëm ul ndjeshëm kostot dhe rrit efektivitetin e firmës. Kontabiliteti mbahet në mënyrë elektronike, nëpërmjet programit Financa 5, për saktësi dhe disponueshmëri sa më të lartë të të dhënave.
Regjistrim dhe kontroll i dokumentacionit financiar.
Deklarim mujor dhe tremujor i librave të blerjes e shitjes dhe përgatitje e pasqyrave të TVSH-së, nëpërmjet sistemit online të deklarimeve.
Përgatitja dhe deklarimi online i listëpagesave: pagat, tatimi mbi të ardhurat personale, kontributet shoqërore e shëndetësore, urdhër-pagesat dhe regjistrimi i punonjësve.
Deklarimi i tatimit në burim për dividendin, qiratë, fitimet nga lojërat e fatit, pagesat nga pronat intelektuale etj.
Gjendja e saktë e marrëdhënieve me klientët, furnitorët, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, doganat dhe taksat vendore.
Deklarimi i taksave që zbatohen në industrinë ku operoni.
Analiza financiare dhe vlerësim performance.
Konsulencë për optimizimin financiar të biznesit.
Përveç shërbimeve të kontabilitetit, përgatisim pasqyrat financiare sipas Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit (SKK): pasqyra e pozicionit financiar, pasqyra e performancës, pasqyra e fluksit të mjeteve monetare, pasqyra e ndryshimeve në kapitalin neto dhe shënimet shpjeguese. Jemi vazhdimisht në kontakt me ndryshimet në ligjet dhe kërkesat fiskale të Shqipërisë.
Ofrojmë këshillim mbi legjislacionin fiskal, tatimor dhe doganor në Shqipëri, bazuar në ligjet në fuqi dhe në ndryshimet e pritshme, dhe analizojmë efektin që ato kanë mbi biznesin tuaj dhe vendimmarrjen.
Fillimi i mbarë është gjysma e punës. Hapje dhe regjistrim biznesi sipas praktikave ligjore dhe fiskale, pa procedura të panevojshme.
Ndryshime statutore dhe procedura pranë institucioneve shtetërore.
Konsulencë fiskale dhe tatimore sipas ligjeve aktuale dhe vendimeve të reja, me metoda praktike cilësore dhe sasiore.
Trajtimi fiskal i pagave, kontributeve shoqërore e shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat personale, për rezidentë dhe jorezidentë.
Shtetet ku aplikohen, lehtësirat tatimore dhe deklarata për kthimin e taksave kur është e aplikueshme.
Analizë e taksave që zbatohen mbi biznesin tuaj dhe e situatave juridike e fiskale përkatëse.
Këshillim dhe përfaqësim pranë Drejtorisë së Doganave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Mbështetje gjatë kontrolleve dhe auditimeve.
Nëse jeni kompani e re, kompani që dëshironi të kuptoni vlerën e një investimi të ri në një afat 5–10 vjeçar, ose kompani që synon të zgjerohet në tregun shqiptar, ju ndihmojmë të kuptoni vlerën, përfitimet dhe kostot përmes teknikave moderne dhe treguesve financiarë. Ndërtojmë një plan biznesi të plotë ose të pjesshëm, sipas nevojave tuaja.
Plan i plotë ose i pjesshëm, i ndërtuar sipas nevojave të klientit.
Vlerësim i gjendjes financiare dhe plan financiar me objektiva afatshkurtra dhe afatgjata.
Aktiviteti i tregut, analizë e të dhënave dhe statistikave, performanca e shitjeve, tendencat e ardhshme dhe sondazhe.
Tregues financiarë si NPV dhe IRR për rentabilitetin aktual dhe të ardhshëm të një projekti në tregun shqiptar.
Analizë e rritjes së vlerës së firmës për periudhat e ardhshme.
Strategji afatmesme dhe afatgjatë për rritjen e kontrolluar të firmës suaj.
Ju këshillojmë për zgjedhjen e paketës më të përshtatshme të sigurimit dhe ju ofrojmë kontrata dhe oferta siguracionesh të ndryshme, për automjetin, pronën, biznesin dhe shëndetin.
[Logo e ALBSIG dhe teksti i bashkëpunimit, për t’u konfirmuar]
Planifikojmë kapacitetet dhe burimet njerëzore dhe analizojmë performancën operacionale të biznesit tuaj.
Konsultohuni me ne sot dhe merrni zgjidhjen e duhur për biznesin tuaj.